Shtëpia e Bardhë pohoi sot se kërcënimi i Rusisë ndaj demokracisë amerikane ekziston ende, duke siguruar se deklaratat e Donald Trump për këtë çështje ishin keqinterpretuar.
I pyetur në mëngjes nëse Rusia, e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane kishte ende në shënjestër SHBA-në, Trump u përgjigj me ‘’jo’’.
Zëdhënësja e tij Sanders pohoi se presidenti dhe administrata po punojnë fort për t’u siguruar që Rusia nuk mund të ndërhyjë në zgjedhjet tona, siç ka vepruar në të kaluarën.
‘’Ne mendojmë që kërcënimi ekziston ende’’, theksoi më tej ajo.
Të hënën, drejtori i shërbimeve sekrete amerikane, Dan Coats theksoi vlerësimet ‘’e qarta’’ të shërbimeve të tij për ndërhyrjen ruse në presidencialet e vitit 2016 dhe përmendi përpjekjet e vazhdueshme të Moskë për të ‘’minuar’’ demokracinë amerikane./atsh