Loading...

SHBA – Nën sipërfaqen e Tokës gjenden miliarda ton diamante

Nën këmbët tona gjendet një thesar i madh. Më shumë se një milionë miliardë ton diamante gjenden nën sipërfaqen e Tokës, njoftuan këtë javë disa hulumtues të prestigjiozes ‘’Massachusetts Institute of Technology’’ (MIT).

Por nuk duhet të presim për një vërshim diamantesh. Ky formacion i gurëve të çmuar ndodhet rreth 145 deri në 240 kilometra nën sipërfaqen e planetit, ose shumë larg distancave të arritura nga shpimet e kryera deri më sot.

‘’Nuk mund t’i arrijmë por ka shumë më tepër diamante seç mund të mendohet’’, pohoi Ulrich Faul, hulumtues në Departamentin e Shkencave Planetare, atmosferike dhe Tokës në MIT.

Kjo dëshmon se diamanti nuk mund të jetë ky mineral ekzotik por në shkallën e gjërave, është relativisht i zakonshëm.

Përdorimi i sizmologjisë për të analizuar mënyrën sesi valët e zërit kalojnë nëpërmjet Tokës, hulumtuesit kanë zbuluar këtë thesar në shkëmbinj të quajtur kratone, të cilët shtrihen përgjatë kores së tokës dhe zhyten në thellësi./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com