Loading...

(Mos)legalizimet, 12 vjet tallje duke gënjyer, lodhur e zhvatur popullin me 155 ligje, VKM, Udhëzime e 189 formularë

Nga “Shaban-tapia” te “Lame-mavria”: Loja nisi më 2006, në depon e ALUIZNI ka 300 mijë copë “Tapi” gati për fushatën 2019
Loja elektorale me legalizimet, nisi me Ligjin Nr. 9482, datë 3 prill 2006 nga ish-pushteti i Sali Berishës, për të ligjëruar banditizmin e pushtimit të tokave, trojeve, anët, tarracat dhe oborret para pallateve, shkollave, spitaleve e universiteteve, lulishtet, këndet e lojërave të fëmijëve dhe terrenet sportive, duke lejuar e miratuar me një dyzinë ligje, VKM, urdhëra, udhëzime e formularë, xhunglën e ndërtimit të barakave, kasollave, vilave, stallave të bagëtive, pijetoreve, pallatave e çdo lloj objekti biznesi që u thoshte mendja, sipas modelit të jetës dhe mjediseve të zonave nga kishin ardhur, lojë me të cilën Berisha zhvati vota për 8 vite në pushtet me “Shaban-Tapi”.

Këtë lojë false edhe me premtimin fals-falas për legalizimet, po e vazhdon prej 5 vitesh dhe pushteti “Rama 1-2”, duke ndarë “Lame-Tapi” nëpër mitingje elektorale, nëpër “takime gju më gju me popullin” dhe sa here, që qeveria ndihet keq, nga denoncimet dhe reagimet e atyre, që prej 12 vitesh kërkojnë dhe presin “tapi kartonin” e paguar në pushtetin e PD-LSI dhe të ripaguar, në pushtetin e PS-LSI.

Të dy pushtetet e kanë quajtur “legalizim”, por realiteti tregon se është “Mos-legalizim”, mbasi ndërtuesit informal, kanë 12 vite që paguajnë, aplikojnë me dosje të reja të përsirtura nga 30 herë, u premtohen afate me ditë e javë, por qëllimisht nxirren ligje, VKM, Udhëzime e Formularë të rinj, që rrëzojnë të parët dhe qytetarët prej 12 vitesh e nisin nga e para procedurën, duke u sjell vërdallë, tallur, gënjyer, lodhur e zhvatur financiarisht me 155 ligje, VKM e Udhëzime dhe 189 formularë.

Dhe loja, do të vazhdoj sipas interesit të votave të pushtetit lokal që po afron, me skema të bëra nga “arkitekt” Lame-Tapia” i cili sipas informacionit, ka 300 mijë copë “kartonë-tapi” bosh në depon e “ALUIZNI-t, gati për t’i plotësuar kur t’i jepet urdhëri nga partia, ndërkohë që shtesën e tij të katit 230 m2, në pallatin e tij e ka legalizuar dhe hiptekuar e po kështu bizneset dhe vilat e shtetarëve, politikanëve dhe miqve majtas e djathtas, për të cilat do publikojmë fakte në vijim./Pamfleti

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com