Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Ilir Meta, Kitaroviç tha se Shqipëria ishte miku i Kroacisë gjatë kohës që miqtë ishin të pakët dhe shqiptarët në Kroaci kanë luftuar vullnetarisht për lirinë e Kroacisë. Presidentja kroate tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe duhet të fuqizohen.
“Bisedat sot ishin shumë miqësore. Shpreh besimin dhe shpresën se ne do të vazhdojmë këtë dialog dhe ne diskutuam për bashkëpunimin. Shqipëria ishte miku jonë gjatë kohës kur miqtë ishin të pakët. Shqipëria na ka mbështetur gjatë kohës që ne luftonim për lirinë e kombit tonë.
Nga 18 mijë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për fushimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme”- tha presidentja kroate.