Kroacia kërkon punonjës nga Shqipëria gjatë sezonit veror në këtë vend.
Lajmi u bë i ditur nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarović gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Ilir Meta, në Tiranë duke theksuar se punësimi i tyre do të ndihmojë industrinë e turizmit në Kroaci.
“Ne kërkojmë edhe punonjës sezonalë për turizëm, të cilët do të ndihmojë në industrinë tonë të turizmit dhe mendojmë që të gjitha këto fakte të industrisë, janë fakte të çështjeve të veçanta për ne”, – theksoi Presidentja.
Për intensifikimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit, Presidentja Kitarović e shikon si mjaft të rëndësishme ngritjen e linjës ajrore mes Zagrebit dhe Tiranës dhe jo vetëm.
“Ne për këtë kemi lidhje më të mira, prandaj transporti është mjaft i rëndësishëm për ne duke përdorur një linjë ajrore mes Zagrebit dhe Tiranës, gjithashtu duke krijuar rrugët detare nëpërmjet transportit detar”, – theksoi Kitarović. /atsh