Loading...

SOFT NEWS – Merkel anulon… pushimet?!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel këtë verë nuk do të shkojë në Alto Adixhe për të kaluar periudhën e pushimit në mal, në Solda, ashtu si ka bërë këto vitet e fundit.

Me shumë siguri, për shkak të angazhimeve politike dhe institucionale në Gjermani, stafi i saj i ka anuluar këto pushime.

Lajmi nga e përditshmja ”Tageszeitung” ka  gjetur konfirmim edhe në Bolcano.

Merkel dhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer prej shumë vitesh shkojnë në Alto Adixhe për t’u kënaqur me pasionin e tyre për ecjen në mal, më parë në Val Fiskalina dhe së fundmi në Solda./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com