Loading...

QIPRO – Të paktën 19 të vdekur pas fundosjes së një anije me migrantë

Të paktën 19 persona vdiqën dhe tridhjetë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një anije, e cila transportonte migrantë në brigjet e Qipros Veriore, njoftuan forcat e sigurisë lokale.

Më shumë se 100 pasagjerë të kësaj anije rezultojnë të shpëtuar, nga 150 persona në total të cilët ndodheshin fillimisht në bord. Deri në këto momente rreth 25 deri në 30 persona raportohen të zhdukur, bënë të ditur forcat e sigurisë së Qipros Veriore (GKK).

Ekipet e rojeve bregdetare të dërguara nga Qipro Veriore dhe nga Turqia po punojnë me intensitet për gjetjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes pas fundosjes së anijes, ku shkaku mbetet ende mister, sipas GKK-së./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com