BBC-ja do të duhet të paguajë Cliff Richard, 77 vjeç, legjendën e muzikës britanike pop, pasi shkeli privatësinë e tij me dyshimin për pedofili kundër artistit, por në asnjë rast të vërtetuara.
Këtë vendim e ka marrë Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe, në përfundim të çështjes ndaj Richard kundër emetuesit publik më të madh në Britaninë e Madhe.
Gjyqtari Anthony Mann ka vendosur një kompensim të barabartë me 210 000 stërlina, për 65% të shumës për BBC-në dhe 35% të vlerës policisë së Yorkshire, që udhëhoqi hetimet dhe hapi lajmin.
Sipas gjykatësit Mann, u shkel rendë privatësia e muzikantit dhe BBC u ndërgjegjësua për gabimin e bërë.
Shumë i emocionuar muzikanti Cliff tha se ndjehet i lumtur moralisht për këtë plagosje shpirtërore që ka lënë shenja të thella tek ai./atsh