Loading...

Presidentja kroate, Grabar-Kitaroviç viziton sot vendin tonë

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nis sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidentja Grabar-Kitaroviç do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konference te përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë.

Gjatë vizitës së saj, presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidentja Grabar-Kitaroviç do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te prezantohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com