Një shqiptar dhe gruaja e tij ruse, të moshës 33 e 28 vjeç, të dy korrierë droge u arrestuan nga policia italiane në Lucca. Çifti, me banim në provincën e Firenzes, dha versione kontradiktore ku u pyet nga policia rrugore -e cila patrullon për t’u ofruar ndihmë shoferëve në vështirësi e për të neutralizuar keqbërësit-për arsyen se pse ndodheshin aq larg shtëpisë në atë orë të vonë të natës.
Përgjigjet kontradiktore shkaktuan dyshime te policët, të cilët kontrolluan makinën, ku gjetën dy pako të mbështjella me celofan, brenda të cilave ishin mbi 300 gramë kokainë e pastër, me vlerë tregu mbi 16 mijë euro. Bashkë me drogën, policia sekuestroi edhe makinën e çiftit./korrieri