Zjarri i fuqishëm që përfshiu magazinën e elektroshtëpiakeve të përdorura ka rënë për shkak se një punonjës kishte harruar një lavatrice ndezur. Të paktën ky është përfundimi që pas ekpertizës. Burime nga drejtoria e zjarrfikëses në kryeqytet pohojnë se ambienti ku mbaheshin elektroshtëpiaket nuk plotësonin kushtet teknike të mbrojtjes së flakëve.
Ndërkohë përgjegjësit objektit privat nuk pranojnë të flasin për faktin se, zjarri ra pasi një punëtor i kompanisë kishte harruar një lavatriçe ndezur, duke sjellë edhe mbingarkesë në rrjetin elektrik. Paniku i krijuar në radhët e banorëve ishte i madh, pasi aty pranë gjendet edhe një pikë karburanti. Ky nuk është rasti i parë që magazina të mëdha kanë marrë flake në kryeqytet. Më herët të njëjtin fat kanë pasur edhe një subjekt te rruga “Siri Kodra” si edhe fabrika e riciklimit mbetjeve plastike në zonën e Kasharit. http