[sgmb id=”1″]
Një punonjë i policisë ka mbetur i plagosur pas një konfliktt të ndodhur në një lokal në Tiranë, rreth orës 03:24 të mëngjesit të sotëm.
Në lokalin e sinjalizuar, në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal, me pronar shtetasin A. S., ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me gjashtë persona të cilët ishin në gjendje te dehur dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjësi i policisë E. V., është goditur me sende të forta në kokë, duke bërë që të dërgohet në spital për mjekim.
Ndërkohë efektivët e tjerë të policisë kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme duke shoqëruar në komisariatin e policisë nr.2, tre persona E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse të tjerët janë larguar me një automjet tip “Mercedes Benz”. Aktualisht po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.