Loading...

Sazan, anija “Iliria” u shkon në ndihmë 50 turistëve

Anija e Flotës Detare “Iliria” u ka ardhur në ndihmë rreth 50 turistëve të huaj dhe shqiptarë të bllokuar nga dallgët në ishullin e Sazanit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes mes turistëve të bllokuar ishin dhe disa korrespondentë të agjencive të huaja të lajmeve.

“Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, turistët u bllokuan në ishull. Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë.

Anija e klasit “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com