Një tjetër gomone e mbushur me kanabis, që dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria është kapur ne brigjet italiane.
Operacioni i Guarda Di Finanza u finalizua me bllokimin e mjetit lundrues, ndërsa u arrestua skafisti. Ne pranga ra një 26 vjeç italian, i cili u përpoq t’i shpëtonte policisë.
Mjeti lundrues me lëndë narkotike u pikas nga forcat e Gurdia Di Finanza.
Pas kapjes dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia gjeti të fshehura rreth 262 kilogram kanabis.
Mediat italian theksojnë se gomonia me drogë ka ardhur nga Shqipëria dhe nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e 3 milionë eurove.
Policia italiane vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshire ne rrjetin e trafikut te drogës./vizionplus