[sgmb id=”1″]
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në garat me makina në pistën e famshëm të IndiaNapolit 500. Dy pilotët Skot Dikson dhe Xhei Ouard u përplasën me njëri tjetrin në një aksident që për fatin e mirë të tyre nuk përfundoi tragjik.
Ouard e humbi plotësisht kontrollin e mjetit dhe makina e anglezit fluturoi në ajër pas përplasjes me bordurën. Te dy shoferët mrekullisht mbetën te padëmtuar edhe pse aksidenti ishte i tmerrshëm.
Makina e pilotit u copëtua plotësisht, po për fat të mirë ai doli me këmbët e veta nga sedilja, duke mos pësuar asnjë dëmtim.