Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thotë se për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thotë se rrjeti ka ende boshllëqe, por ka ndryshim të madh nga vitet e shkuara dhe është në përmirësim ditë pas dite.
Ministria kujton dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, pasi ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive.
“Sidoqoftë, nuk ka asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurtë po forcohet dita-ditës në terren”, thuhet në postimin e zv.ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku. /atsh