Arrestohen katër shqiptarë me precedentë të mëparshëm penalë, pas një grabitje dhe nje rrembimi qe kryen në një hotel luksoz në Milano. Por përvec se u zbuluan dhe përfunduan pas hekurave, paratë e grabitura ishin false.
Paratë i kishte në cantë një 21 vjeçare franceze, e cila edhe për vete u fut në telashe, pasi u rrëmbye nga 4 shqiptarët që i morën paratë. Ajo kishte organizuar një takim me disa biznesmenë të huaj, dy prej të cilëve indianë, me të cilët do shkëmbente paratë, duke i futur ata në kurth sepse nga 2 milionë euro, vetëm 65 mijë ishin para reale që mbulonin dhe pjesën tjetër të kartëmonedhave, të gjitha të falsifikuara.
Shqiptarët u larguan me një Alfa Romeo 147. Policia iu vu nga mbrapa dhe nisi ndjekjen me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, derisa shqiptarët u kapën.
Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24-vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç./korrieri