Cristiano Ronaldo u takua me qindra tifozë të “Juventusit” të hënën, pasi arriti në qendrën mjekësore të klubit të Serisë A për kontrolle mjekësore të detyrueshme, si pjesë e transferimit të tij nga “Real Madridi”.
Tifozët kishin pritur që nga mëngjesi herët për të parë heroin e tyre të ri dhe këndonin “sillni titullin e Ligës së Kampionëve’’, ndërsa Ronaldo iu përgjigj me autografe.
Ronaldo, 33 vjeç, arriti në Torino të dielën me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez dhe të tjerë, ndonëse Juventusi heshti rreth detajeve për të parandaluar një pritje masive.
Ai do të prezantohet zyrtarisht me tifozët dhe mediet në orën 18:30 pas blerjes prej vlerës 112 milionë euro (131 milionë dollarë) nga kampionët europianë të “Realit”. /atsh