[sgmb id=”1″]
Pas mitingut në Tiranë mbrëmjen e të shtunës që çeli fushatën elektorale të PD për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i demokratëve Lulzim Basha u ndal dje në qytetin e Fierit, për të prezantuar kandidatët për deputetë dhe për të kërkuar votat e qytetarëve.
“Merrni Fierin në dorë, merrni Shqipërinë në dorë me votën tuaj në 25 qershor për Republikën e Re, Republikën tuaj”, iu drejtua simpatizantëve Basha..
Basha ftoi kundërshtarin e tij Edi Rama për debat në televizion.
“Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për Kryeministër të Republikës së Re. Edi Rama mund të shëtisësh në Shqipëri duke treguar barcaleta por nuk i çon dot katër javë me barcaleta.
Eja në debat, bëj bilancin tënd! Unë bilancin tim! Ti programin tënd! Unë programin tim dhe qytetarët të vendosini me votën e tyre. Ftesën e bëra publike. Po s’e pate dëgjuar po ta nis edhe me shkrim“, tha lideri i opozitës.