E përditshmja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull të veçantë samitit të NATO-s që u zhvillua më 11-12 korrik në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.
Në këtë artikull përmendet edhe biseda që ka zhvilluar Kryeministri Rama me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas këtij shkrimi “Shqipëria ishte i vetmi vend që u vlerësua nga Donald Trump”.
Kryeministri Rama, përveç Presidentit amerikan takoi edhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Gjatë pushimit, Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me Kancelaren gjermane. Vendi i tij ishte i vetmi që u vlerësua nga Trump, por ai nuk kërkoi të krijonte përshtypjen se Shqipëria ishte bërë në njëfarë mënyre nxënësi model i Trump-it”, thuhet në këtë shkrim. atsh