Ministritë e Brendshme të të dy Vendeve, për t’i ofruar një ndihmesë më të madhe numrit
gjithnjë e në rritje të turistëve italianë, kanë vendosur të aktivizojnë, duke nisur prej datës 16
korrik deri në datën 31 gusht, disa patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare
(Durrës, Sarandë dhe Vlorë).
Agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe
do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare për të lehtësuar kështu kontaktet e
turistëve italianë me autoritetet shqiptare si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në
vend.
Ambasada e Italisë në Tiranë, ndërsa e mirëpret këtë formë të re bashkëpunimi dypalësh
në fushën e sigurisë, tërheq vëmendjen në faktin se rrjeti konsullor në Tiranë dhe në Vlorë
(https://ambtirana.esteri.it/Ambasciata_tirana/it/ambasciata/la_rete_consolare/la-reteconsolare.html)
është përherë në disposizion të të gjithë bashkëkombasve që vizitojnë
Vendin dhe fton të gjithë shtetasit italianë të konsultojnë informacionet e dobishme për
udhëtim (http://ëëë.viaggiaresicuri.it/) si dhe të sinjalizojnë praninë e tyre dhe të dhënat e
tyre personale në portalin Dove Siamo nel Mondo
(https://ëëë.dovesiamonelmondo.it/home.html)./javanews