Media kroate shprehu sot krenarinë e rrugës së suksesshme në Botërorin 2018, që tejkaloi trishtimin, një ditë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës kundër Francës.
“Faleminderit heronj! Na keni dhuruar gjithçka”, shkruan e përditshmja sportive “Sportske Novosti”.
“Flakërima, ju jeni më të mëdhenjtë, ju jeni krenaria jonë, emrat tuaj do të shkruhen për gjithmonë me gërma të arta!”, komenton gazeta që ka publikuar një foto me fytyrën e trishtë të Luka Modriç që mbante në duar trofeun e lojtarit më të mirë.
“Zemra të guximshme! Na keni bërë krenarë!”, thotë e përditshmja “Jutarnji List”.
“Kroacia po feston për ju, ju jeni prej floriri!”, shkruan konkurentja “Vecernji List” sipas të cilës ekipi i Zlatko Daliç e ka bërë Kroacinë më të mirë prej një muaj.
“Ata i rikthyen krenarinë, e nxorrën nga pesimizmi që mbretëron në një vend ku ekonomia është një prej më të dobtave të Bashkimin Europian”, thekson e përditshmja.
Nënkampionët e botës pritet që të priten gjatë ditës së sotme nga më shumë se 100 000 persona në Zagreb, si dhe do të marrin dekorata nga presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç./ atsh