Loading...

5 makina përfshihen në aksident të frikshëm, po ktheheshin nga plazhi

Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në daljen e autostradës Tiranë-Durrës që të çon në Gjirin e Lalëzit.

Mësohet se 5 automjete u përfshinë në aksidentin që ndodhi pak minuta më parë. Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se disa persona janë lënduar.

Sakaq aty mbërriti edhe një ambulancë për të marrë të plagosurit. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Policia po heton në vendin e ngjarjes./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com