Franca pas 20 vitesh rifiton Kupën e Botës përballë Kroacisë në një prej finaleve më spektakolare me rezultatin 4-2.
Franca doli në avantazh e para në minutën e 18-të pas nje goditje dënimi te kryer nga Griezmann që u devijua nga Mandzukiç duke u shndëruar në autogol.
Në minutën e 28-të Perisiç do të barazojë në 1-1 me një gjuajte nga distanca.
Franca do të dalë sërish në avantazh pas një 11-metërshi të kthyer në gol nga Griezmann në minutën e 38-të.
Në minutë 59-të Pogba do të shënojë golin e tretë për Francën me një goditje nga distanca.
Mbappe me një goditje fantastike nga distanca në minutën e 65-të shënoi golin e katërt.
Mandzukiç do të ngushtojë rezultatin në 4-2 në minutën e 69-të pas nje gabimi të Loris./atsh