Loading...

Çifti në Shkodër, fëmija ishte në sediljen e pasme, pastaj i shkoi në prehër të ëmës që nuk merrte frymë dhe aty e zuri gjumi…

Dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Në atentat mbetën të vdekur në vend Borhan Bërçama, ish-efektiv policie në Pukë, dhe partnerja e tij Silvi Ndoci 22 vjeç.

Mësohet se ekzekutimi i çiftit ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në prani të fëmijës së tyre 2-vjeçar që ishte në sendiljen e pasme të makinës.

Mësohet se fëmija i mitur u gjet me rroba të gjakosura, ndërsa pasi ndaluan krismat, i shkoi nënës së vrarë në prehër. Ku edhe e ka zënë gjumi.

Kanë qenë policët ata që e gjetën fëmijën në prehërin e së ëmës qe kishte nderruar jete si pasoje e plumbave te marre./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com