Çmenduria që nisi shkatërrimin e drejtësisë, 30% e “plepistëve” janë ende në gjykata
“PAMLETI” po publikon sot, një skandal tjetër të rëndë në sistemin e drejtësisë shqiptare, të maskuar pas VKM Nr. 133, datë 26. 03. 1993 dhe VKM Nr. 296, datë 21. 06. 1993, me të cilët u vendos hapja e “Kurs-turpit 6-mujor të Plepave-Durrës”, për përgatitjen e gjyqtarëve të PD.
Skandali, nuk ka lidhje me nivelin profesional të 1200 gjyqtarëve e juristëve që dolën nga ai kurs “analfabetizimi” në drejtësi, ku u dyndën inxhinerë pyjesh, mësues, topografë, oficerë, agronomë, veterinerë, llogaritar, inxinier mekanikë, zooteknikë, mjekë, piktorë e muzikantë, të cilët pas 6 muajve lexim literature në konviktet e kavalishencës shtetërore në Durrës, u “graduan” dhe u emëruan gjyqtarë e drejtues gjykatash, në të gjithë Shqipërinë!
Dy VKM-të e mësipërme dhe “diplomat” që iu janë dhënë “Gjytarëve të Plepave”, zbulojnë turpin shtetëror dhe krimin e rëndë ndaj drejtësisë që po e vuajmë edhe sot, të bërë prej ish-Presidentit Sali Berisha në vitin 1993, duke e klasifikuar “Kursin 6 mujor të Plepave”, në nivelin arsimor “Studime Universitare-Fakulteti i Drejtësisë i Plotë”, amdje të cilësuar “Vit Akademik”.
Nga kjo çmenduri e ish-pushtetit arbitrar e barabar “Berisha 1992-1997”, nisi shkatërrimi i drejtësisë 25 vite më parë, në marsin e vitit 1993, me hapjen e atij kursi famëkeq e banal, që mbushi gjykatat me analfabetë dhe militantë të PD, të cilat pas 6 muajve “pushtuan” gjykatat e rretheve, postet e këshilltarëve dhe dejtorëve juridik në Presidencë, në Kryesinë e Kuvendit, në Parlament, në Kryeministri, nëpër ministri, në Ministrinë dhe Brendëshme e të Drejtësisë, madje edhe pedagogë në Fakutletin Shtetëror Juridik e në universitetet private, me kulm emërimin anëtarë në KLD, në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese!
Sipas investgimit të bërë, rezulton se 30% e “plepaxhinjve” janë ende në sistemin e drejtësisë, ose janë “juristë e këshilltarë juridik” në institucionet e larta të shtetit, ndërkohë që shumica e tyre janë bërë avokatë!
Por si u shpik dhe sa kohë ishte realisht “Kursi i Gjyqtarëve të Plepave në Durrës”, a u praktikuan veëtm gjyqtarë, apo edhe për sektorë të tjerë të sistemit të drejtësië dhe në çfarë postesh të larta, janë akatualisht edhe sot pas 25 vitesh, disa prej tyre?!
“PAMFLETI” do publikoj disa dokumente zyrtare, në lidhje me këtë çmenduri shtetërore të ish-pushtetit “Berisha”, me pasojë shkatërimin dhe degjenerimin e drejtësisë shqiptare. – (Vijon)