FIFA nuk ka raportuar asnjë rast dopingu pas pothuajse 4 mijë mostrave të marra që nga janari, në një program testimi të zbatuar në fazën përfundimtare të Kupës së Botës RUSI 2018. Rasti i fundit me doping daton në 1994, në Shtetet e Bashkuara, dhe është ai që përfshinte argjentinasin Diego Armando Maradona. Programi 2018 përfshinte 626 mostra të marra gjatë Botërorit, duke përfshirë dy lojtarë nga secila skuadër e testuar pas çdo ndeshjeje. Gjithsej 108 mostra u mblodhën një ditë para fillimit të ndeshjeve.
Në njoftimin e FIFA-s thuhet se disa lojtarë të katër ekipeve gjysmëfinaliste në Rusi 2018 janë kontrolluar tetë herë këtë vit. Testet antidoping në lidhje me Botërorin e Rusisë janë analizuar në laboratorin e akredituar nga Agjencia Botërore Anti-Doping në Lozanë të Zvicrës. /atsh