Loading...

SALLONET E BUKURISË NË SHQIPËRI VENDBURIM I INFEKSIONEVE.

[sgmb id=”1″]

Një nga vendet ku mund të merret Hiv-Aids, Hepatiti B dhe sëmundje të tjera janë qendrat estetike të cilat janë  jashtë çdo kontrolli higjeno-sanitar.

Specialistet e estetikës mjekësore tregon se gjatë trajtimit të duarve dhe këmbëve mund të infektohemi nga sëmundje të ndryshme për shkak të mos sterilizimit të pajisjeve.

Të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit. E nëse  jashtë vendit para se të hapësh një biznes të tillë ka kontroll të rreptë nga autoritetet shëndetësore,  në Shqipëri këto qendra trajtohen thjesht si biznese.

Specialistë të estetikës mjekësore bëjnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës, vajzat duhet të beëjnë kujdes për shëndetin. Para trajtimit të duarve dhe këmbëve  duhet t’i kërkojnë perdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizuara, ashtu si tek stomatologu.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com