Një aksident ndodhi mbrëmjen e së premtes në Vlorë, ku një automjet përplasi një fëmijë të moshë rreth 3-vjeç, teksa po kalonte rrugën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën transballkanike të qytetit të Vlorës, ndërsa pas përplasjes shoferi i automjetit tip “Toyota”, e ka dërguar të mitur në spital dhe më pas është shoqëruar në komisariat për të dëshmuar mbi ngjarjen.
Sipas informacioneve fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.
Sot ai është sjellë në spitalin e traumës në Tiranë pasi ndodhet në koma.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Më datë 13.07.2018, në rrugën ”Gjergj Kastrioti”, ka ndodhur aksident rrugor. Për pasojë shtetasi A.G., drejtues i mjetit tip ”Toyota”, ka aksidentuar në gjendje të rëndë një fëmijë të mitur 3 vjeçar.
Shërbimet Policore kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.