E pabesueshme eshte historia e dale ne drite se fundmi, nga britanikja Daily Mail, e cila tregon per nje grua te ve ne Orlando, te ciles dashuria me nje person qe e njohu online dhe qe iu prezantua ne profil me foton e Flamur Gashit, ish ambasadori i Shqiperise ne Bosnje, vëllai i deputetit të LDK-së ne Kosoves, Arben Gashit i kushtoi tere pasurine e jetes.
Daily Mail, shkruan per historine dhe zhgenjimin e madh te Diane Standish, gruas qe nga mashtrimi humbi plot 270 mijë dollarë. Ajo thotë se ajo ra në dashuri me njeriun që e njihte si Darnell ‘Jerry’ Michael pasi u takuan në platformën online www.match.com.
Por, fytyra me të cilën ajo ra në dashuri ishte e Flamur Gashit, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Kosovë, shkruan Daily Mail.
Ajo tregon se si u njohen dhe bisedat qe bene, duke pranuar se u dashuria edhe pse si thote vete “Unë kurrë nuk mendova se dikush mund të bjerë në dashuri me dikë në telefon. Por për disa arsye, ai thoshte vetëm gjërat e duhura për mua”.
Ajo tregon me tej se ka njohur plot njerez qe pasi jane njohur ne kete site jane martuar dhe rrojne te lumtuar me njeri tjetrin, ndaj nuk pati asnje dyshim ne personin me te cilin po bisedonte.
Sipas tij, personi nga ana tjeter i kerkoi parate per te ardhur prane saj ne Orlando e me pas te martoheshin bashke. Por me pas ai u zhduk dhe nuk pergjigjej ne asnje nga numrat e kontaktit qe i kishte lene.