Loading...

Pas hatasë në Dhërmi, tani plazhin do ta bëni si kurrë më parë. Jepet njoftimi i rëndësishëm që bëni mirë ta dini

Mësohet se më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre te rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojn këto zona. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë.

“Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu janë pezulluar edhe lejet e pushimit për titullarët e policisë në drejtoritë e qarqeve deri në përfundim të sezonit turistik”, raporton gazetar i TCH, Eni Ferhati.

Sakaq forcimi i masave të policisë synon mbarvajtjen e sezonit turistik, sa i takon rendit dhe sigurisë publike pasi vitet e kaluara nuk kanë munguar incidentet kur turistë shqiptarë dhe të huaj janë grabitur ose përfshirë në ngjarje të tjera. Ngjarja e rëndë e dhërmiut fundjavën e shkuar, ku një person terrorizoi një lokal nate duke qëlluar me armë , tregoi edhe njëherë nevojën e forcimit të elementit policor në plazhe. Në Vlorë ishte këtë të shtunë edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj për të inspektuar masat e marra./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com