Loading...

Sezoni turistik, Xhafaj: Forca të shtuara të policisë në qarkun e Vlorës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sot nga Vlora se kemi sjellë forca dhe mjete shtesë të policisë në kuadër të sigurisë dhe qetësisë së qytetarëve dhe se do të ketë një shërbim më të mirë gjatë sesonit turistik, në krahasim me vitet e tjera.

Pas takimit me strukturat vendore të Policisë së Qarkut Vlorë, ministri Xhafaj tha për mediet se ka vend për një kujdes të shtuar dhe ka qenë një nga çështjet që janë diskutuar me strukturat e policisë.

Në vijim Xhafaj shtoi se “natyrisht këto kanë të bëjnë me sigurinë në qytetin e Vlorës dhe të gjithë vijën bregdetare dhe kanë të bëjnë me një shërbim më të mirë gjatë sezonit turistik. Kjo është arsyeja që kemi një numër të rritur të prezencës së policisë. Kemi sjellë forca policie edhe nga zonat e tjera, por dhe nga shërbimet e specializuara që kemi në Tiranë. Po ashtu, kemi sjellë dhe mjete shtesë për të ndihmuar dhe fuqizuar kapacitetet logjistike të shërbimeve policore në Qarkun e Vlorës dhe shpresojmë të ketë një shërbim shumë më të mirë nga vitet e tjera, nga pikëpamja e sigurisë, nga pikëpamja e rendit dhe qetësisë, në funksion të qytetarëve të Vlorës dhe pushuesve të shumtë”, – tha Xhafaj.

I pyetur në lidhje me çështjet e sigurisë në pikat kufitare, Xhafaj tha “se një nga çëshjet që kam diskutuar me Drejtorinë Policore të Kufirit ka të bëjë me trafikun. Pavarësisht treguesve pozitivë, ka vend për një kujdes të shtuar edhe nga pikëpamja logjistike, por dhe nga pikëpamja e efikasitetit për frenimin e trafikut, si atë të drogës, apo të qenieve njerëzore”.

Më tej Xhafaj theksoi se ky do jetë viti i kultivimit zero i kanabisit.

“Natyrisht rezultatet janë pozitive, por na duhet të mbetemi të vëmendshëm për të qenë edhe më efikasë”, – tha ai.

Më tej Xhafaj tha se ka një gjë pozitive nga pikëpamja e kultivimit të kanabisit, Vlora ka rezultate të pakrahasueshme me vitin e kaluar.

I pyetur për akuzat e opozitës në lidhje me trafikun e drogës, Xhafaj tha se “opozita nuk ka detyrë të përkëdhelë qeverinë, por duhet të jetë e përgjegjshme në atë që thotë. Por në të vërtetë sot opozita ka moton “shpif, shpif, se diçka mbetet”. Mendoj se është zgjidhja më e gabuar që kanë bërë dhe është një dëm që i bëhet imazhit të vendit.

“Natyrisht opozita do të bëjë të vetën dhe ne do të bëjmë tonën. Treguesit në tërësi në vend, por veçanërisht në Vlorë, janë në përmirësim”, – tha në fund ministri Xhafaj. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com