Panik dhe frikë që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4.50 në Trope dhe në fshatrat e bregdetit të Kalabrisë, të mbushur me turistë, ku ka pasur qindra thirrje telefonike tek zjarrfikësit dhe forcat policore.
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në det nga bregu kalabrez, raporton ShkodraNews.
Tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 57 km, u ndje qartësisht nga popullata që ne ate ore ishte ne gjume, por jane ngritur ne panik nga shtreterit duke ngritur telefonat e duke kerkuar ndihme.
Sipas kontrolleve të para nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, në këtë moment nuk regjistrohen dëmtime për persona apo prona. Tërmeti u ndje gjithashtu qartë në Messina, Reggio Calabria dhe në Ishujt Eolian./ShkodraNews