Loading...

Kur zgjohemi – Nga Laureta Petoshati

Kur zgjohemi
Nga Laureta Petoshati

Është një dukje e drejtpërdrejtë
s’ka asgjë të përciptë
pamja e zgjimit në mëngjes
i lëkund gjithë madhështitë

Pamje e mëngjesit sa jetësore
aq njerëzore,
me flokët pakrehur gjysmë zgjuar
filxhani i kafesë, gazeta në duar…

Një kopsë ngatërruar
ashtu, pa kuptuar
mbërthyer më lart,
ca grimca kafeje mbi sobë rrëzuar
ca pika mbi pjatë.
Gjithçka si për fat.

Është një dukje e drejtpërdrejtë,
pamja jonë më e sinqertë.

©Vlorë më 13 korrik 2018

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com