Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht te fshati Stanoc.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Telegrafin, se në aksident janë përfshirë tre automjete.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, tha Zahiti, i cili nuk ka bërë të ditur për gjendjen e të lënduarëve.
Telegrafi ka raportuar më herët për aksidentin që ka ndodhur sot, si pasojë e të cilit rruga magjistrale është mbyllur për qarkullim.