Edmond Spenser (1552/1553-1599), poet anglez në një sonet të shkruar për Skënderbeun vihet në radhën e njerëzve të mëdhenj të lashtësisë, për të cilët janë ngritur harqe triumfi dhe piramida gjigande që ‘kërcënojnë’ qiellin.
Vepra u botua më 1596 me titull: “Historie of Georgis Castriot surnamed Scanderbeg – King of Albanian” (Historia e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, Mbret i Shqiptarëve) ku citohet:
Pse mburret koha e lashtë kaq fort
Me monumentet e moçëm të zotërve
të fuqishëm
Të herojve, që me veprat pa mort
Mahnitën botën, dhe fëmijët i
lexojnë etshëm?
Kushdo me lavdinë e tyre habitet,
Admiron statujat kolosetë e tyre
të lartë.
Harqët e pasur të triumfit, që
ngritën,
Piramidat vigane, që kërcënojnë
qiejtë.
Po ja ai, që kohë e vonë e nxorri
në dritë
Që me më të mëdhenjtë ndër ta
matet,
I madh me emër në forcë e në,
vetitë,
Vend i triumfit atij i përshtatet.
Kamzhik për turqit, rrufe për të
pafetë,
Për bëmat e tua Skënderbe,
ky libët flet.