Loading...

Vlorë / Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një fëmijë të moshë rreth 3 vjeç. Aksidenti ka ndodhur kur fëmija po kalonte rrugën.

E sipas informacioneve, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën transballkanike të qytetit të Vlorës, ndërsa pas përplasjes shoferi i automjetit tip “Toyota”, e ka dërguar të miturin në spital dhe më pas është shoqëruar në komisariat për të dëshmuar mbi ngjarjen.

Sipas informacioneve të deritanishme, fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 13.07.2018, në rrugën ”Gjergj Kastrioti”, ka ndodhur aksident rrugor.

Për pasojë shtetasi A.G., drejtues i mjetit tip ”Toyota”, ka aksidentuar në gjendje të rëndë një fëmijë të mitur 3 vjeçar.

Shërbimet Policore kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com