Loading...

Kush është biznesmeni që ishte i shtrënguar t’i dorëzonte Fahriut gjobën çdo muaj (Emri)

Ndërkohë që sistemi i kalbur i drejtësië po shkërmoqet, opozita ka vënë në shënjestër kryeprokuroren Arta Marku. Për të bërë një lidhje mes këtyre sulmeve sollëm një shkrim ku analizonim se çfarë ju “digjte” demokratëve, që i janë vënë aq keq kryeprokurores. Dhe sigurisht, nga Basha tek Flamur Noka e Klevis Balliu, secili ka “mizën në kësulë” ndaj edhe bilbilosin.

Nuk ka sesi mos ta dijë Arta Marku se babai i Klevisit, Fahri Balliu i përfolur moralisht për marrëdhënie deri me kunatën e tij ka detyruar firma dhe individe t’i japin para gjatë 8 viteve të pushtetit të PD-së në këmbim të favoreve dhe me presion për të mbajtur flete-rrufenë e tij “55” dhe për t’u pasuruar. Natyrisht që dhe Arta e di se nga i mori 10.000 $ muaj Klevisi për të “shkolluar” mediokritetin e tij. Deri në korrik 2013 biznesmeni Gj.A. ishte i shtrërnguar t’i dorëzonte Fahriut gjobën çdo muaj!

Po kush është biznesmeni i trysnuar nga Fahriu? Ai është Gjergji Angjeli djali i Llazi Angjelit, pronar të kompanise se bananeve dhe asaj të karburanteve “Anoil”.

Si e detyronte Fahriu biznesmenin? Në fakt fytyra e Fahriut zor se të trysnon, por lidhjet e tij me Sali Berishën përmes krushkut Luan Malltezi, kishin kohën “e artë” të tyre ku ia dilnin përmes terrorit, dhunës e shantazheve. Vetë Fahriu “mbijetoi” nën sqetullën e Berishës, ndërsa pjella e tij nën sqetullën e Bashës.

Trysnia qëndron pikërisht në faktin se me ndërhyrjen e Fahriut në kembim te ryshfetit Angjelit iu dha nga Berisha kompanina e sigurimeve “Ansing”.

Madje Llazi Angjeli është edhe xhaxhai i Anastas Angjelit deputet i Partisë Socialiste./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com