Mjekun e kapin “ethet” e mandatit të dytë
Nuk është shkak vapa, mbasi ajo shuhet në det, por me sa kuptohet janë ethet e mandatit të dytë për bashkinë e Vlorës, që këto ditë i kanë “marrë mendjen” kryebashkiakut, mjekut specialist nuklear e imazherik Dritan Leli, i cili ka nisur të përmërsojë imazhin e tij, për të votat e qershorit 2019.
Përveç punëve publike dhe takimeve “me popullin”, kryebashkiaku Leli ka nisur dhe akordimin e titujve të nderit, për figura të çdo lloj fushe, të ditëve të somte e të traditës, që njihen e promovohen në këtë bashki.
Edhe pse këtë “lëvizje populiste” të kryebashkiakut Leli, opozita dhe kundërsharët e tij brenda PS-Vlorë, po e quajnë “fushatë për votat e mandatit të dytë” në bashki, Dritan Leli “nuk po dëgjon nga ai vesh” dhe po vijon me qëmtimin, zbulimin dhe nderimin e figurave publike, që kanë mbështetës dhe ndikim tek banorët e zonës, siç ishte rasti i nderimit me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, të boksierit të ri vlonjat, Kenar Zenelaj.
Mirëpo rezulton se këta tituj nderi, kryebashkiaku Leli po i jep nga “xhepi”, mbasi Ligji Nr. 112/2013 “Për dekoratat, medaljet dhe titujt e nderit që jep pushteti vendor” (Ndryshuar me ligjin nr. 10/2015, datë 19. 02. 2015), ka përcaktuar titujt që duhet të jap Bashkia dhe as kryetari e as kkëshilli bashkiak, nuk mund të sajojnë e japin tituj të tjerë në emër të bashkisë, siç ndodhi me titullin akroduar boksioerit Zeneleja që është talent!
Sipas Nenit 16 të lijgit, bashkia ka të drejtë të jap vetëm titullin: “Qytetar Nderi” dhe asnjë titull tjetër, përveç karton-dëshmive për pjesëmarrje në gara lokale, festival, konkurse e aktivitete të tjera që organzion bashkia, mirëpo Leli po jep edhe tituj të tjerë, megjithëse e njeh ligjin, sepse e ka publikuar më gërma të mëdha, në Faqen Zyrtare të Bashkisë Vlorë, por e… shkel.
Neni 16/Llojet e titujve vendorë të nderit, që ka të drejtë të jap pushteti lokal
- Titulli “Qytetar Nderi”, i jepet nga Këshilli Komunal apo Bashkiak, çdo personaliteti shqiptar ose të huaj, për veprimtari të shquar në dobi të komunës apo bashkisë përkatëse, ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të saj.
Titulli “Nderi i Qarkut” i jepet nga Këshilli i Qarkut, çdo personaliteti shqiptar ose të huaj, për veprimtari të shquar në dobi të qarkut përkatës, apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tij./Pamfleti