Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, i dënuar në mungesë javën e kaluar me 10 vite burg për korrupsion, u arrestua sapo mbërriti sot në Pakistan, sipas përgjegjësve.
“Sharif dhe vajza e tij, Maryam, mbërritën në Lahore me një avion që vinte nga Abu Dhabi, u ndaluan nga autoritetet kundër korrupsionit dhe u dërguan në kryeqytetin Islamabad”, sipas një komunikate të bashkisë së Islamabadit.
Ata u larguan me një avion special në drejtim të kryeqytetit Islamabad dhe do të burgosen në një burg të sigurisë së lartë në qytetin Rawalpindi, njoftoi një tjetër zyrtar. /atsh