Loading...

Çfarë po ndodh në PD? Një tjetër kandidat për deputet tërhiqet nga gara!.

[sgmb id=”1″]

Një tjetër kandidat për deputet në Partinë Demokratike është tërhequr nga gara këtë të dielë.

Pas largimit të Blendi Himçit, kandidat në qarkun e Elbasanit, dhe Sazan Gurit, i kandiduar në qarkun e Beratit, tashmë një tjetër i djathtë ka vendosur të tërhiqet nga gara nën siglën e PD-së.

Bëhet fjalë për një figurë të njohur për demokratët e shkodrës, kryetarin e degës Ramiz Çobajn.

Çobaj ka vendosur që të paraqisë dorëheqjen e parevokueshme nga lista e kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës. I renditur i fundit në listë, Çobaj është ndier i fyer nga ky vendim i Bashës duke argumentuar se para tij janë vendosur emra nga partitë aleate dhe disa të tjerë që nuk kanë dhënë asnjë lloj kontributi për PD-në apo Shkodrën.

Kujtojmë këtu se në Qarkun e Shkodrës do të dalin 8 deputetë dhe është mjaft e vështirë që PD t’I marrë të gjitha postet, çka do të thotë se shanset që Ramiz Çobaj të dilte deputet do të ishin shumë të pakta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com