Loading...

SHBA përgatitet për provokim, po shkon drejt një konflikti të armatosur, deklarata bombë vjen nga…

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzon SHBA-në se është duke u përgatitur për provokime në kufirin Venezuelë-Kolumbi në mënyrë që dy vendet të futen në konflikt.

“Këtë e kam thënë disa herë dhe po e rikujtoj. Imperializmi veri-amerikan është duke u përgatitur për provokim në kufirin Venezuelë-Kolumbi që do t’i çonte dy vendet drejt një konflikti të armatosur”, ka deklaruar Maduro në një takim me komandantët e vendit, thuhet në një lajm të mediumit kolumbian RCN.

Maduro ka thënë se në kufi kanë ndodhur infiltrime të disa grupeve paramilitare, duke theksuar nevojën që ushtria të jetë në nivelin më të lartë të alarmimit.

Presidenti venezuelan ka kërkuar nga ushtria të jetë vigjilente përballë “fakteve të rreme të oligarkisë xheloze dhe kriminele të Bogotas e cila urdhrat i merr nga Washingtoni”.

Ndryshe, kufiri i gjatë 2.200 kilometra mes Venezuelës dhe Kolumbisë fillon në veri nga Gjiri i Venezuelës dhe Gadishulli Guajira dhe vazhdon deri në rajonin e Amazonit në jug.

Tensionet në dy vitet e fundit janë rritur disa herë pas shkeljeve kufitare të ushtarëve venezuelanë, ndërsa problemet janë zgjidhur në mënyrë diplomatike.

Po ashtu, shtatë persona që thuhej t’i përkisnin grupeve paramilitare kolumbiane ishin vrarë përmes një operacioni të ushtrisë në Tachira të Venezuelës./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com