Një shpërthim në një uzinë kimike ka shkaktuar të paktën 19 të vdekur dhe 12 të plagosur në jugperëndim të Kinës, njoftuan sot autoritetet lokale.
“Shpërthimi ndodhi dje rreth orës 18:30 në një kompleks industrial të qytetit Yibin, në provincën Sichuan”, njoftoi administrata lokale për sigurinë në punë.
“Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën”, sipas komunikatës që nuk jep detaje për shkakun e shpërthimit, por thekson se një hetim po vazhdon.
“Zjarri që u njoftua pas shpërthimit në uzinën e shoqërisë Hengda u shua sot në mëngjas”, sipas të njëjtit burim.
Kina ka qenë viktimë e disa aksidenteve industriale këto vitet e fundit.
Në vitin 2015, një shpërthim i madh në një depo të prodhimeve kimike shkaktoi 165 të vdekur në qytetin portual të Tianjinit duke shkaktuar polemika rreth shkaqeve të katastrofës dhe ndikimit ekologjik./atsh