[sgmb id=”1″]
Keni dëgjuar ndonjëherë për termin “veshje të domosdoshme në garderobë”? I referohet konceptit të të veshurit një numër të limituar rrobash, gjithmonë të njëjtat, dhe mbajtjes së dollapit krejtësisht ‘të pastër’. Ata që e praktikojnë nuk mbajnë asnjëherë rroba që nuk i veshin, prej vitesh, në dollap.
Koncepti po popullohet përditë, nga një numër i madh njerëzish të të gjitha fushave por më të rëndësishmit janë politikanët dhe njerëzit e biznesit.
Çfarë po e bën këtë koncept kaq tërheqës për njerëzit, veçanërisht për ata që nuk iu mungojnë të ardhurat për të blerë të gjitha gjërat që dëshirojnë?! Ka disa arsye…
1- “Dhembja e kokës”. Njerëzit e rëndësishëm përballen përditë me vendime të vështira. Nëse do të shpenzonin kohë edhe për gjëra të parëndësishme (për ta) si zgjedhja e veshjeve ose ushqimit, do t’iu shpërndahej vëmendja ndaj gjërave thelbësore.
2- Koha. Kush prej këtyre njerëzve ka kohë për t’u hutuar minuta të tëra përpara dollapit të rrobave?! Epo, përgjigjen e dini…
3- Terapia e stresit. Kur janë pyetur për arsyet e kësaj zgjedhjeje, të gjithë ata që e praktikojnë, kanë thënë se kanë vështirësi në marrjen e vendimeve për të blerë rroba të reja apo për të ndryshuar stil. Nga ana tjetër, të veshësh të njëjtat gjëra përditë, është lehtësuese sepse nuk mendohesh o stresohesh se çfarë të zgjedhësh.
4- Garderoba e madhe është një shpenzim i kotë energjish që mund të harxhohen shumë më mirë!
5- Kursen para! Ok, ky nuk është rasti i njerëzve të pasur, por i të tjerëve që po shtohen përditë.
6- Perspektiva në jetë ndryshon; as shijet dhe as pesha nuk janë më të njëjtat prandaj është e kotë të tejmbushni dollapin me mendimin që një ditë do t’iu duhen sërish!