E dimë se është verë dhe bën vapë, por sërish edhe në këtë stinë duhet të kujdesemi për shëndetin. Uji i ftohtë vërtet që shijon shumë në këtë periudhë, por edhe e dëmton shëndetin tonë. Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet se pse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë në verë. Është e vështirë t’i shmangemi pijeve të ftohta, por duhet ta bëjmë për të mirën tonë.
- Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e qakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstriksion.
- Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pijmë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.
- Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.
- Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.
- Rënie të lehtë të temperaturës trupore. Qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme. / bota.al