Loading...

Thaçi kryeson ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 korrik në Bruksel.

“Më datën 18 korrik do të mbahet takimi i dytë i fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar hapa më dinamikë pas pushimeve verore, ndërkohë që ka apeluar sërish liderët e opozitës që të bëhen pjesë e grupeve strategjike dhe punuese për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

KosovaPress mëson se tashmë ekipi negociator i përbërë nga përfaqësues të subjekteve politike në pushtet dhe institucioneve shtetërore është funksional dhe ai udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Gjithashtu, edhe delegacionin e Serbisë e udhëheq presidenti Vuçiç. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com