Gazetari: ” Të pamë duke qarë. Megjithëse, ju keni fituar gjithçka,dhe jeni pershtatur me fitoret. Çfarë emocioni te vecant provuat të con ekipin e vendin tuaj në një finale të kampionati botëror? ”
MODRIC: “Është një gjë fantastike. Në fishkëllimin përfundimtar i mbylla syt dhe kujtova gjithë fëmijërinë time, luftërat dhe mungesa e ushqimit. Si fëmijë gjatë luftës, jashtë hotelit që na strehonte si refugjatë, fillova të godisja topin në murre. Enderroja të luaja në stadiumet dhe evenimentet më ë mëdha dhe per tu larguar nga çdo gjë më rrethonte. Doja të bëhesha futbollist. Të tjerët më veshtronin dhe më konsideronin një të sëmurë mendor. Mendoja për futbollin, në një kohë të tillë të veshtir … por unë vetëm dëshiroja të luaja, dhe e mbaja topin midis këmbëve të mia duke mos menduar për asgjë tjeter. Kur përfundoi lufta, babai im, i cili në ndërkohë kishte gjetur punë si mekanik për ushtrinë, më regjistroi në një shkollë futbolli. Tek Hajduku i Splitit me refuzuan dy herë. Ata thanë se nuk mund të luaja sepse isha tepër i dobët dhe eshtrat e mia ishin shumë të vogla. Pastaj babai më regjistroi në Dinamon e Zagrebit. Që nga ajo ditë gjërat ndryshuan. Sot jam këtu në finalen e Kupës së Botës me Kroacinë time. Si mund të mos qaj? ”