U hodhen miliona para per ndertimin e tij rreth 17 vite me pare, por stacioni i pompimit te ujit te pijshem ne Kullaj te Postribes, eshte nje objekt me shume relike sesa kryen funksion. Postriba dhe rrethinat per te cilat u ngrit, thahen per uje, pasi investimi qe u pasua me shtrimin e rrjetit te tubacionit ne fshatra, nuk permbush nevojat e komunitetit.
Shkak eshte bere mos funksionimi i furnizimit nga Rrjollit, ndersa pusi qe sot eshte burimi i vetem i furnizimit te tij me uje, nuk nxjerr me shume se 15 deri ne 17 litra ne sekond, qe praktikisht nuk permbush as nevojat e pak fshatrave ne njesine Postribe.
Banoret detyrohen te ecin me ore te tera ne kembe per te siguruar ujin e pijshem, qe pervec lodhjes e mundimit, aty u kercenon edhe jeten. Mbushja qe ato bejne ne vendburime, apo nga shpimet neper fshatra, qe ne pjesen me te madhe jane te pakontrolluara nga institucionet shendetesore, perbejne nje kercenim serioz per perhapjen e epidemieve.
ShkodraNews ka mesuar se ne mbi 80% te fshatrave te Shkodres, qe sot jane nen juridiksionin e bashkise nuk ka asnje matje per cilesine e ujit te pijshem dhe ne stinen e veres rreziku edhe me i larte, pasi ndotjet e tokes mund te depertojne ne vendburime. Sikur te mos mjaftonte kjo, ndermarrja e ujesjelles kanalizime nuk permbush detyrimin qe tu siguroje furnizimin me uje ketyre familjeve dhe sot edhe ne qytet, ky furnizim kryhet per me pak se gjysmen e familjeve qe banojne ne vijen e verdhe, ndersa ne fshatra ne masen 20%.
Godina ne fjale sot pa frike mund te sherbeje si busull orientimi per komunitetin, qe dikur ju ndertua per t’i furnizuar me uje, e prej inaugurimit e deri me sot, veçse u shfaqet si deshmi e nje te mire qe nuk erdhi kurre! /ShkodraNews