Te gjithe dine te gatuajne makarona pasi janë shumë të shijshme dhe tepër praktike ne kuzhine. Por njihuni me një recetë të parezistueshme, për të gjithë ata që i dashurojnë makaronat.
Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj ulliri, 4 thelpi hudhra, 2 lugë gjelle me gjalpë, pak majdanoz, 450 ml lëng pule, 200 ml qumësht, 150 gramë djathë parmixhano i grirë, kripë dhe piper për shije
Përgatitja: Në fillim skuqim në një tigan, hudhrat me pak vaj ulliri. Më pas i shtoni qumështin, gjalpin dhe lëngun e pulës.
Trazojini mirë derisa gjalpi të jetë shkrirë plotësisht. Më pas i shtoni makaronat, kripën dhe piperin.Trazojini mirë për rreth 5 minuta. Lërini derisa makaronat të jenë bërë tërësisht.
Në fund i shërbeni nëpër pjata. Sipër i shtoni djathin parmixhano dhe pak borzilok./korrieri