Loading...

ARKEOLOGJI – Zbulim i rrallë i një kafshe gjigante, e ngjashme me elefantin

Një fermer në jugperëndim të Francës zbuloi ‘’rastësisht’’ kafkën thuajse të plotë të një specie gjigante të Pirenejve, i ngjashëm me një elefant, bënë të ditur për median zyrtarë të Muzeut të Historisë natyrore të Tuluzës.

Kjo specie mjaft e rrallë, sipas Muzeut bën pjesë në grupin e ‘’proboscidia’’ dhe të familjes së ‘’gomphotherium’’, kafshëve që u shfaqën në Afrikë dhe migruan në Europë 18 milionë vite përpara zhdukjes së tyre rreth 1,5 milionë vite.

Bëhet fjalë për një lloj elefanti me katër dhëmbë me gjatësi rreth 80 centimetra, dy në pjesën e nofullës së sipërme dhe dy në nofullën e poshtme.

Drejtori i Muzeut, Duranthon u shpreh se në vitin 2014 në afërsi të Isle-en-Dodon një fermer kishte gjetur disa eshtra. Nga frika se do të shqetësohej nga një turmë me kureshtarë, fermerit iu deshën dy vite përpara se të bindej për të kontaktuar me Muzeun e Tuluzës.

Në vitin 2017 kemi shkuar në vendngjarje, ku u bindëm për rëndësinë e zbulimit. Fermeri kishte zbuluar krejt rastësisht specien gjigante, ku dy specie të ngjashme me të ndodhen në Muzeun e Tuluzës dhe dy të tjera në Muzeun e Parisit, të cilat ishin zbuluar në afërsi të kësaj zone në vitin 1857.

Kemi përballë një kafkë të plotë dhe ky fakt do të na mundësojë për të specifikuar anatominë e kësaj specie. Sot po zbulojmë fytyrën e një specie që ishte kthyer thuajse në një mit.

Kafka e plotë u nxorr nga toka dhe është çuar në laborator. Ajo u mor në një bllok shkëmbor, dhe tashmë duhet skalitur centimetër për centimetër për të deshifruar të gjithë kafkën, jemi në gjysmë të procesit, ku na mbeten ende gjashtë deri në nëntë muaj punë./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com